Sergio Conceiçao merr drejtimin e gjigantit italian!
Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se trajneri i Portos, Sergio Conceiçao ka përfunduar në shënjestrën e Interit.
Strategu 46-vjeç po impresionon me rezultatet e tij te Porto dhe të mërkurën e mposhti Juventusin në Champions.
Në rast se Antonio Conte nuk arrin ta fitojë titullin këtë vit, drejtuesit e Interit kanë vendosur që ta emërojnë Conceiçaon për trajner.
Në rast se Conceiçao merr drejtimin e Interit, me vete në Milano pritet ta marrë edhe yllin e Portos, Moussa Marega.