Manchester United nuk tentoi transferimin e Upamecanos!

Manchester United as që tentoi që të rivalizojë me skuadrën e Bayern Munich për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano, raporton ESPN.

Djajtë e Kuq ishte njëra ndër skuadrat e interesuar për francezin gjatë verës së kaluar por me kalimin e kohës ky interesim u zbehë.

Tashmë bavarezët kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij gjatë verës për një shifër prej plot 40 milionë eurosh që do shkojnë në arkat e rivalëve të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here