Belotti tek gjiganti i Serie A, nuk bëhet fjalë për Milanin!

Andrea Belotti pritet që këtë sezon të largohet nga Torino pas shumë vitesh qëndrim tek kjo skuadër dhe interesimi për të sa po vjen duke u shtuar dita ditës.

Javëve të fundit është përfolur shumë për një transferim të tij tek Milani por tashmë një gjë e tillë është harruar pasi në skenë ka hyrë Roma me një projekt shumë më ambicioz.

Edin Dzeko pritet të largohet këtë verë nga Giallorossët për shkak të marëdhënieve jo të mira me trajnerin Paolo Fonseca.

Kjo ka bërë që Roma të bëj gati një ofertë të lartë për të e cila mund të mbërrijë deri në 45 milionë euro, shifër kjo mëse e mjaftueshme për Torinon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here