Juventus pas largimit të Gonzalo Higuainit kanë nevojë të menjëhershme për një ndërhyrje në merkato për repartin e sulmit.
Kjo gjë nga drejtuesit e Juventusit duket se do të ndodhë edhe atë me një goditje të dyfishtë pasi Zonja e Vjetër po bëhet gati për dy transferime të mëdha në repartin e sulmit.
Bëhet fjalë për Arkadiusz Milik dhe Olivier Giroud, dyshe kjo që është përfolur shumë se do largohen respektivisht nga Napoli dhe Chelsea.
Milik më herët për pak sa nuk u transferua nga skuadra e Romës ndërsa Giroud ishte shumë pranë që të bëhej Neroazzurë mirëpo Inter është akoma pas tij dhe transferimi i tij nga Juve do të ishte një surprizë tejet e hidhur.