Barcelona ka piketuar dy super goditje me parametra zero për merkaton e verës.
Katalanasit janë në krizë financiare dhe nuk do të mund të bëjnë transferime të mëdha.
I pari në listën e Blaugranëve është sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay. Holandezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Barcelona është favorite për të siguruar shërbimet e tij.
Depay preferon ta vazhdojë karrierën te Barcelona për shkak të Ronald Koeman.
I dyti në listë është Sergio Aguero. Argjentinasi do të largohet nga City në fund të sezonit si lojtarë i lirë, ndërsa transferimi i tij në Camp Nou do të varet nga qëndrimi i Messit.