Hirving Lozano me shumë mundësi këtë verë do të largohet nga Napoli por karrierën e tij mund ta vazhdojë përsëri në Serie A.
Interesim të madh për sulmuesin meksikan kanë shfaqur Juventus dhe Milan. Të dy skuadrat italiane kanë marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e tij, Mino Raiola.
Nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions League, atëherë Napoli duhet të konsiderojë shitjen e disa futbollistëve të skuadrës dhe njëri prej tyre padyshim që është meksikani.
Presidenti De Laurentiis kërkon që nga largimi i tij të arkëtojë hiç më pak se 50 milionë euro por që të dy skuadrat italiane nuk humbin shpresat për një transferim të tij me çmim më të ulët.
Milan po negocion me Raiolan gjithashtu edhe për rinovimin me Donnarumman ndërsa Juve për rikthimin e Pogbas në Torino.