Zhgënjeu tek Barca, Busquets tek gjiganti i Serie A!

Sergi Busquets gjatë këtë verë paraqitet si një mundësi e madhe për shumë skuadra të cilat dëshirojnë transferimin e tij pasi tashmë tek Barcelona nuk arrin të tregojë më të mirën e tij.

Siç raporton Todofichajes, Barcelona është e gatshme për shitjen e tij për një çmim prej vetëm 10 milionë eurosh gjatë kësaj merkatoje verore.

Inter është shumë e interesuar për transferimin e tij pasi një emër si Busquets do ti siguronte shumë përvojë skuadrës së Contes në mesfushë.

Me një çmim jo shumë të lartë, mesfushori 32 vjeçar paraqet edhe një mundësi të mirë ekonomike për blerjen e tij pasi 10 milionë euro për një futbollist të kalibrit të tij nuk është një shifër e lartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here