Inter dje triumfoi në derbin e Milanos duke e mposhtur Milanin me rezultat 3-0 dhe Neroaxurët u shkëputën katër pikë nga Rosonerët.
Njëri nga lojtarët që shkëlqeu në derbi ishte Christian Eriksen. Me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit, danezi ka bindur Conten që ta mbajë atë në skuadër.
Me qëndrimin e Eriksen, është Arturo Vidal ai i cili do të largohet nga Interi në fund të sezonit, ndërsa mediat italiane raportojnë për një super shkëmbim.
Inter dhe Sevilla janë duke e konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Arturo Vidal dhe Nemanja Gudelj.
Gudelj pëlqehet nga Conte dhe Neroaxurët janë të gatshëm tia ofrojnë kartonin e Vidal.
Bisedimet pritet të fillojë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.