Romelu Lukaku është padyshim njëri prej sulmuesve më në formë në Europë gjatë këtij sezoni dhe ky fakt nuk ka kaluar pa u vërejtur nga skuadrat e mëdha europiane.
Siç raporton Don Balon, Real Madrid ka zgjedhur sulmuesin belg për të zënë vendin e Karim Benzemas kur ky i fundit do të vendosë të largohet.
Siç raporton ky portal, Los Blancos janë të gatshëm për shitjen e francezit për një shifër prej 30 milionë eurosh.
Ndërsa për Lukakun mbledhja e 100 milionë eurove për të nuk do të jetë aspak problem pasi madrilenët po mendojnë gjithashtu edhe për shitjen e Iscos dhe Mariano Diaz.
Në këtë çështje Inter duhet që të punojë shumë nëse dëshiron të mbajë belgun pasi tashmë paralajmërimi ka ardhur nga skuadra e Florentino Perez.