Juan Musso lë Udinesen por jo për Interin!

Prej sezonit të ardhshëm portieri argjentinas Juan Musso do të veshë fanelën e skuadrës së Romës dhe jo të Interit siç menduan të gjithë që do të ndodhte.

Siç raportojnë mediat spanjolle, skuadra e Romës tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me portierin e lindur në vitin 1994 dhe finalizimi i kësaj marrëveshje pritet që të ndodhë gjatë kësaj merkatoje verore.

Çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro por kjo deri më tani nuk i ka penguar as Interin e as Juventusin që të jenë të interesuar për të.

Inter shikonte tek argjentinasi zëvëndësuesin ideal të Samir Handanovic mirëpo mesa duket ky do të veshë fanelën e Giallorossëve prej sezonit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here