Inter vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë.
Mediat italiane dhe ato angleze kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Manchester City synon transferimin e Romelu Lukakut.
Lukaku po shkëlqen te Interi këtë sezon duke shënuar 23 gola në 30 ndeshje të luajtura.
Guardiola e dëshiron me çdo kusht sulmuesin belg dhe City ka përgatitur një ofertë joshëse për Interin.
Citizens janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Gabriel Jesus dhe 65 milionë euro në këmbim të Lukakut.
Lukaku është shtylla e Interit, mirëpo drejtuesit mund ta sakrifikojnë atë pasiqë klubi është në krizë financiare.
Mbetet ta shohim se a do të jetë Lukaku ylli që do të largohet për ta shpëtuar klubin.