Sipas raportimeve të mediave italiane tashmë në listën e skuadrave që dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj, është edhe skuadra e Paris Saint Germain.
Pochettino i cili zëvëndësoi javët e kaluara Tuchel tashmë është duke konsideruar të gjithë emrat që mund të vijnë si përforcime për skuadrën e tij gjatë kësaj vere dhe Hysaj padyshim që është në këtë listë.
Deri më tani nuk ka pasur një ofertë konkrete në drejtim të tij mirëpo interesimi pritet të rritet me afrimin e periudhës së merkatos verore.
Ky transferim nuk pritet të jetë shumë i vështirë për parisienët pasi Napoli në këmbim të një shifre të caktuar është e gatshme të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit shkodran.