Laporta tek Barcelona do të transferojë yllin e Interit!

Nëse në krye të skuadrës katalanase do të vijë Juan Laporta atëherë skuadrën e Barcelonës po e pret një merkato shumë e pasur pasi ky i fundit ka premtuar ngjalljen e skuadrës nëse rikthehet në krye përsëri.

Në fokusin e tij tashmë është 21 vjeçari i Interit, Alessandro Bastoni i cili është njëri prej futbollistëve të preferuar të Contes.

Mirëpo për një transferim të tillë do të duhet një ofertë e majme për të bindur Neroazzurët për shitjen e tij pasi këta nuk kanë ndonjë interesim të madh për largimin e tij.

Çmimi i tij më herët vlerësohej rreth 30 milionë euro ndërsa tani ka kapur vlerën e 60 milionë eurove dhe kaq duhet të ofrojnë katalanasit nëse dëshirojnë shërbimet e tij gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here