Beppe Marotta ka gjetur bomberin e rradhës për Antonio Conten.
Inter është në krye të Serie A, ndërsa më meritorë për këtë rezultat të ‘Neroaxurëve’ janë Lautaro dhe Lukaku.
Dyshja ka shënuar 30 gola sëbashku në Serie A, mirëpo drejtuesit kanë nisur kërkimin për një zëvendësues ideal.
Pinamonti dhe Sanchez nuk kanë arritur të bindin drejtuesit dhe ‘Neroaxurët’ janë në kërkim të një bomberi të tretë.
Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Interit, është sulmuesi i Sevillas En-Nesyri.
Marokeni ka shënuar 17 gola këtë sezon për Sevillan dhe Marotta e sheh si përforcimin ideal për vijën e sulmit.
Inter do të duhet të paguaj 30 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, ndërsa në operacion mund të përfshihet edhe Vidal, për ta ulur koston.