Shkëlqejnë Messi dhe Dembele, Barcelona mposht Sevillan në derbin javës

Barcelona ka mundur 2-0 Sevilla-n në La Liga dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes.

Katalanasit kanë kaluar Real Madrid-in, që ka një ndeshje më pak, dhe kanë shkuar një pikë larg kryesuesve të Atletico-s, që kanë dy ndeshje më pak.

Ndeshja e luajtur në Sanchez Pizjuan është hapur nga Dembele në minutën e 30-të dhe është mbyllur nga Leo Messi në të 85-ën.

Barça ka goditur edhe një shtyllë me Dest dhe është skuadra që ka goditur më shumë herë shtyllën (18) në transfertat e luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në pesë kampionatet kryesore të Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here