Jo vetëm Thauvin, Milan transferon edhe një tjetër yll nga Marseille

Sipas raportimeve të fundit, Milani synon transferimin e dyshes së Olympique Marseille.

Rosonerët janë në ndjekje të Thauvin për një kohë të gjatë, ndërsa tani listës i është bashkuar edhe Boubacar Kamara.

Calciomercato.com, raporton se Milani synon transferimin e dyshes në merkaton e janarit për një shifër prej 50 milionë eurove.

Thauvinit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Milan do të paguaj 15 milionë euro për të.

Sa i përket Kamaras, kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe Rosonerët do të duhet të paguajnë 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here