Lajm i bujshëm nga Spanja, Weston McKennie largohet nga Juventus.
Weston McKennie është transferimi më i mirë i Juventusit këtë sezon.
Biankonerët e huazuan amerikanin nga Schalke dhe kanë opsion blerjeje për 18.5 milionë euro.
Mirëpo Juventus mund ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes nëse edhe McKennie dëshiron që të mbetet tek Zonja e Vjetër.
Portali spanjoll Don Balon ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se McKennie nuk është i kënaqur te Juventusi dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Barcelona.
Laporta e sheh McKennie si një përforcim ideal për projektin e tij të ri dhe do të nis bisedimet me Schalken pasi të shpallet president.