Juventusi ka hasur vështirësi ndaj Spezia-s në Torino por në fund ia ka dalë të zhbllokojë dhe më pas të shënojë edhe dy gola të tjerë, me Cristiano Ronaldo protagonist.
Në fakt, goli i tretë pas atyre të Morata dhe Chiesa, ishte i CR7, teksa në fund Szcezny ka pritur penallti ndaj Spezias.
Cristiano Ronaldo u bë lojtari i vetëm që shënoi të paktën 20 gola në secilin nga 12 sezonet e fundit në top-5 ligat evropiane.
Pjesa e parë ka parë ekipin mik më të rrezikshëm dhe që luante topin mirë, edhe pse Ronaldo u ndal nga shtylla.
Por, në 45′ e dyta Juventusi u duk më kërkues dhe gjeti golin me Morata, pas asist të Bernardeschit, që gjithashtu përsëritet duke shërbyer më pas për Chiesa, i cili me goditje “akrepi” pasi portieri priti tentativën e parë, gjeti golin.
Në fund, Ronaldo nuk mungoi në festival. Pirlo buzëqesh, ka gjetur golat.