Roma: Goditje e dyfishtë tek skuadra italiane!

Skuadra e Romës është duke bërë gati të arrijë një transferim të dyfishtë prej skuadrës së Fiorentinës.

Gaetano Castrovilli ishte një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën e Romës qysh prej verës së kaluar mirëpo Fiorentina ‘ndërtoi’ një mur duke mos lejuar largimin e tij.

Tani siç raporton Corriere dello Sport, Giallorossët do të tentojnë transferimin e tij gjatë kësaj vere dhe presidenti Commisso e vlerëson atë me një shifër prej 40 milionë eurosh.

Emri tjetër është ai i Dusan Vlahovic i cili pas një fillimi të vështirë të sezonit tashmë  po e ‘bartë në supe’ skuadrën e Prandellit dhe për të skuadra e Fonsecas duhet që të bëjë gati 30 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here