Juventus zbrazë arkat, 190 milionë euro për dy blerje në sulm!

Merkatoja e Juventusit këtë verë pritet të jetë e çmendur pasi po bëhet gati një transferim i dyfishtë që do transformojë plotësisht sulmin e kësaj skuadre.

Bëhet fjalë për Erling Haaland dhe Joao Felix që të dy këta objektivë të rëndësishëm për Paraticin dhe tashmë një ndihmë e vogël e pavullnetshme mund të vijë nga vetë trajneri i Atleticos, Diego Simeone.

Kjo për faktin që marrëdhëniet e tij me Felix nuk janë të mira dhe portugezi nuk dëshiron të kalojë një sezon tjetër nën urdhërat e tij.

Juventus po bën planin për transferimin e dyfishtë për një aksion që pritet të kushtojë plot 190 milionë euro për dyshen më në formë të momentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here