Milan është duke bërë gati një transferim të jashtëzakonshëm sa i përket repartit të sulmit.
Rossonerët tashmë e kanë gjetur zëvëndësuesin e Zlatan Ibrahimovic dhe dyshja Maldini dhe Massara po bëjnë gati një ofertë për ta sjellë atë nën urdhërat e Piolit.
Siç raporton fichajes.net, bëhet fjalë për Donyell Malen i cili kapë një vlerë prej hiç më pak se 30 milionë euro mirëpo një shifër e tillë nuk e ka trembur aspak Milanin e cila do e çojë deri në fund një aksion të tillë.
Aftësitë e tij dhe shkathtësia në sulm kanë bërë që ai të kërkohet me çdo kusht nga Stefano Pioli gjatë kësaj vere.