Orët në vijim Barcelona do të ketë president të ri dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Joan Laporta.
Laporta synon ta rikthejë Barcelonën në majat e futbollit europian dhe sipas raportimeve të fundit ai ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.
Sergio Aguero do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm, raporton Todo Fichajes.
Laporta ka paralajmëruar transferimin e Agueros gjatë kampanjës elektorale dhe ylli argjentinas i ka dhënë dritën jeshile.
Agueros i skadon kontrata me Cityn në fund të sezonit dhe dëshiron që të luaj sëbashku me Messin te Barcelona.