Ylli i Bayern Munich ka deklaruar edhe në mënyrë publike që dëshiron një transferim tek Barcelona këtë verë.
AS raporton që Barcelona ka zhvilluar bisedime me agjentin e David Alabas disa ditë më parë.
Situatë komplet ndryshe tashmë tek katalanasit pas zgjedhjes për president të Juan Laportas.
Ai tashmë nuk kërkon që të humbë kohë dhe po kërkon të mposhtë rivalitetin e Los Blancos të cilët janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e austriakut i cili do të largohet nga bavarezët këtë verë.