Inter dhe Atletico Madrid kanë gati super shkëmbimin për merkaton e verës.
Arturo Vidal ka rënë në plan të dytë te Interi dhe kiliani pritet të largohet nga Meazza në fund të sezonit.
Christian Eriksen e ka fituar besimin e Contes dhe është Vidal ai që do të largohet nga skuadra.
Interesim për Vidal kanë shfaqur Sevilla dhe Atletico Madrid, ndërsa Colchoneros kanë përgatitur një ofertë joshëse për Interin.
Sipas mediave spanjolle, Atletico do tia ofrojë Interit kartonin e Hector Herreras në këmbim të Vidal.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Neroaxurët pritet ta pranojnë ofertën.