Reali dëshiron transferimin e yllit të Cityt

Lajm surprizë nga Franca, Reali do të tentojë transferimin e Riyad Mahrez në merkaton e verës.

Portali i njohur francez Foot Mercato, raporton se Riyad Mahrez ka përfunduar në shënjestrën e Realit.

Mahrez pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane dhe ky i fundit ia ka kërkuar Perezit transferimin e algjerianit.

Algjeriani ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023, ndërsa këtë sezon ka realizuar tetë gola.

Te City nuk dëshirojnë ta shesin Mahrezin, ndërsa sulmuesi 30-vjeçar është i hapur për një transferim te Reali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here