Joan Laporta u shpall presidenti i Barcelonës të dielën dhe menjëherë ka filluar të punojë për sezonin e ardhshëm.
Todo Fichajes, raporton se Laporta ka kontaktuar agjentin e Adama Traores.
Traore ka surprizuar me paraqitjet e tij në Premier League, mirëpo këtë sezon ka një rënie në formë dhe Laporta do të tentojë të përfitojënga kjo mundësi.
Transferimi i Traores do të bëhej i mundur nëse Barcelona shet disa lojtarë dhe Wolves ul kërkesat për spanjollin.