Sergio Aguero në qershor të këtij viti përfundon kontratën me Manchester Cityn dhe nuk e ke ndërmend një rinovim tjetër me skuadrën e Pep Guardiolës.
Për shërbimet e tij interesim të madh kanë shfaqur skuadrat e Barcelonës, Inter dhe Juventusit me dy gjigantët italianë që duken shumë më të interesuar për të.
Vëmendja e Barcelonës tashmë duket se është zhvendosur tek Erling Haaland i Borussia Dortmund pasi Juan Laporta ka premtuar një transferim të tillë në rast se vjen në pozitën e presidentit të klubit.
Nga ana tjetër Juventusi momentalisht e ka zvogëluar interesimin e saj për të dhe Inter mbetet momentalisht favoriti absolut për të siguruar shërbimet e Kun.
Tek Neroazzurët ai pritet të zërë vendin e njërit prej Lukakus ose Lautaros ku njëri prej tyre mund të largohet këtë verë ose mund të formojnë një sulm ku të tretë mund të përfshihen në formacionin e Contes.