Gjiganti italian i sigurt, Boateng vjen këtë verë!

Jerome Boateng është duke kaluar sezonin e fundit me Bayern Munich dhe nuk ka ndërmend një rinovim tjetër me bavarezët duke bërë kështu që shumë skuadra të mëdha të vihen në ndjekje të tij.

32 vjeçari gjerman është pikasur edhe nga Maldini dhe Massara të cilët kanë filluar të ‘lëvizin të gjithë gurët’ për të bindur atë që të transferohet këtë verë në San Siro.

Kushti i vetëm nga Boateng duket se është një skuadër që luan në Champions League dhe Rossonerët janë në rrugë të drejtë për të përmbushur këtë kusht të tij.

Milan është më e lirë për të arritur transferimin e tij për shkak se nuk duhet të paguajnë ndonjë shifër për transferimin e tij kështu që mund ti ofrojnë atij një pagë më të lartë për ta bindur të transferohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here