Këtë sezon në Serie A Interi ka zhvilluar deri më tani lojën më të bukur dhe me plot meritë është e para në renditje duke marshuar sigurt drejt titullit në Itali.
Mirëpo prapë diçka po i mundon Neroazzurët, e ky është aspekti financiar pasi pronarët kinezë janë në telashe për shkak të mungesës së parave.
Ratat për blerjen e Achraf Hakimit duhet që të paguhen deri në fund të marsit dhe deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë aspekt.
Një problem tjetër është shfaqur në horizont pasi skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për transferimin e dyshes së sulmit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.
Nga ana tjetër Hakimi në rast të mospagesës do të rikthehet nën pronësinë e Real Madrid dhe një transferim i tij në Premier League duket shumë i mundur të ndodhë gjatë kësaj vere.