Teksa Inter është duke rrugëtuar sigurt drejt titullit në Serie A, Juventus ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe po përgatitë goditjet e duhura për këtë merkato.
Zikaltërit duken shumë të zhgënjyer që kanë larguar nga skuadra një futbollist si Manuel Locatelli i cili tashmë mund të rradhitet tek skuadra e Juventusit prej sezonit të ardhshëm.
Sassuolo e vlerëson atë me një çmim prej 35 milionë eurosh, shifër të cilën është e gatshme që ta paguajë për të siguruar shërbimet e tij.
Edhe Inter shfaqi interesim për të mirëpo një gjë e tillë tashmë është e pamundur duke marrë parasysh situatën ekonomike të Neroazzurëve.