Juventus do transferojë yllin e United këtë verë!

Juventus nuk ka hequr dorë aspak nga ideja për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Francezi i cili ka qenë pjesë e Zonjës së Vjetër nuk është më i paprekshëm tek skuadra e Solskjaer dhe Biankonerët po kërkojnë të shfrytëzojnë pikërisht këtë mundësi.

Ai ka qenë gjithmonë i përfolur për një rikthim të mundshëm tek kampionët e Serie A dhe kjo verë duket se do të jetë vendimtarja për një transferim të tillë.

Ende nuk dihet çmimi që do të kërkohet nga Djajtë e Kuq por për Agnellin pak rëndësi ka kjo pasi rikthimi i Pogbas duket një prioritet për të dhe Paraticin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here