Sipas së përditshmes italiane Corriere dello Sport, Barcelona dhe Juventus kanë gati shkëmbimin e rradhës.
Verën e kaluar Katalanasit dhe Biankonerët shkëmbyen Arthur dhe Pjanic, ndërsa tani pritet të nisin bisedimet për një shkëmbim mes Griezann dhe Paulo Dybala.
Griezmann nuk ka arritur të bind në Camp Nou dhe Blaugranët planifikojnë ta shesin francezin në verë.
Nga ana tjetër Paulo Dybala do të futet në vitin e fundit të kontratës dhe Juventus dëshiron ta shesë argjentinasin.
Corriere dello Sport, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.