Brozovic mes rinovimit dhe Liverpoolit

Drejtuesit e Inter-it kanë nisur punën për rinovimet e De Vrij, Bastoni dhe Lautaro, por shumë shpejt do të duhet të mendojnë edhe për kontratën e Marcelo Brozovic, që skadon në qershorin e vitit 2022 dhe kjo do të thotë se në janari e 2022-shit mund të arrijë një marrëveshje me një ekip tjetër.

Qëllimi i zikaltërve është që të rinovojnë me kroatin, por, siç ka bërë të ditur InterLive.it, mesfushori kërkon një rritje të rëndësishme të rrogës, nga 3.5 milionë eurot aktuale në 5.5/6 milionë euro në sezon.

Një klub që po e ndjek me vëmendje këtë situatë është Liverpool-i, që ndihet i zhgënjyer me paraqitjet e Thiago Alcanatara-s dhe duket se do ta zëvendësojë spanjollin verën e ardhshme.

Brozovic ka një klauzolë për prishjen e kontratës dhe mund të largohet nga Inter-i për 60  milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here