Bayern Munchen duket se është pa frena në merkaton e verës dhe pasi ka siguruar shërbimet e Dayout Upamecanos, është shumë pranë një tjetër goditjeje të bujshme.
Sipas mediave në Gjermani, bavarezët kanë ofruar 40 milionë euro për Saul Niguez dhe janë shumë pranë nënshkrimit me mesfushorin.
Spanjolli është i zhgënjyer në Madrid, pasi prej kohësh nuk ka qenë një titullar fiks i formacionit të Simeones dhe ka kërkuar largimin.
Bayerni ka përfituar nga kjo situatë e krijuar dhe është shumë pranë transferimit të Saul. Mesfushori ka qenë një dëshirë edhe e Manchester United, por duket se kalimi në Gjermani te Bayern e tërheq më shumë 26-vjeçarin.