Juventus këtë verë do të revolucionalizojë skuadrën e saj dhe njëri prej largimeve të shumta pritet të jetë ai i Paolo Dybalas i cili tashmë po kërkohet edhe nga Jose Mourinho.
Tottenham pritet që të zhvillojë një betejë me Chelsean për shërbimet e argjentinasit pasi edhe Thomas Tuchel ka shfaqur dëshirë për ta pasur atë në skuadër.
Mirëpo në këtë garë Special One nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe dhe aspekti financiar nuk duket të jetë ndonjë problem i madh për të.
Juventus në këtë pikë ka qenë shumë e qartë, do të shesë argjentinasin vetëm nëse në drejtim të tyre vjen ndonjë ofertë prej 50 milionë eurosh.