Humba e mbrëmjes së djeshme nga skuadra e Napolit i ka dhënë një goditje të fortë shpresave të kësaj skuadre për të fituar titullin dhe tashmë duhet që të luftojnë fort për të qëndruar në zonën e Champions League.
Për këtë arsye Maldini tashmë ka filluar ‘gjuetinë’ në merkato dhe tashmë është shënjestruar objektivi i parë për këtë verë.
E gjithë vëmendja e Rossonerëve është zhvendosur tek skuadra e Crystal Palace për sulmuesin e saj, Wilfried Zaha i cili është shndërruar në yllin e skuadrës.
Me një kontratë që skadon në 2023 ai padyshim që do të jetë objektivi kryesor i Maldinit për këtë verë dhe qysh prej tani janë duke e vëzhguar nga afër.