Lajm bombastik nga Italia, Juan Cuadrado largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.
Juan Cuadrado është titullar i padiskutueshëm te Juventusi këtë sezon. Kolumbiani ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë 15 asistime.
Portali italian Calcio Mercato, raporton se Cuadrado mund të transferohet tek rivalët e përjetshëm te Juventusit.
Sipas Calcio Mercato, interesim për 32-vjeçarin ka shfaqur Interi. Kolumbianit i skadon kontrata me Biankonerët në shkurt të vitit 2022.
Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe Zonja e Vjetër mund ta humbasë atë me kosto zero.
Inter do të tentojë transferimin e Cuadrados në verë për një shifër simbolike.