Hazard rrezikon të mos luaj më futboll

Eden Hazard duket se është i mallkuar dhe aventura e tij te Real Madrid nuk ka shkuar aspak mirë deri më tani.

Belgu ka kaluar shumë dëmtime dhe më shumë ka qenë jashtë fushe se sa brenda saj.

Dëmtimi i fundit duket se i ka përkeqësuar akoma më shumë gjërat dhe sipas doktorëve Hazard mund ta mbyllë me futbollin e luajtur. Diçka të tillë e ka thënë doktori Gonzalez, i cili është shprehur se një operacion tjetër në gju për Hazard është shumë i rrezikshëm.

“Një operacion i tretë në gju për Hazard është shumë shumë i rrezikshëm. Ekziston mundësia që Eden mund të mos luajë më futboll”, përfundoi doktori Gonzalez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here