Jan Oblak është i gatshëm që gjatë kësaj vere të largohet nga Atletico Madrid, pasi interesim të madh për të kanë shfaqur skuadrat e Chelseas dhe Manchester United, raporton Todofichajes.
Oblak është i dëshpëruar për të fituar një Champions League dhe për këtë arsye po mendon për një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll.
28 vjeçari ka një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh edhe pse Chelsea dhe United do të kërkojnë që në këto bisedime të përfshijnë edhe futbollistë të tjerë për të ulur çmimin e tij.