Mesfushori holandez duket i vendosur për tu ribashkuar me trajnerin e tij tek Holanda, Ronald Koeman.
Georginio Wijnaldum do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpooli dhe do të transferohet tek Barcelona, raporton kështu The Sunday Times.
Mesfushori holandez tashmë ka arritur një marrëveshje me katalanasit dhe do të bashkohet me të gjatë kësaj vere si futbollist i lirë.
30 vjeçari pritet që të jetë transferimi i parë i presidentit të ri Juan Laporta gjatë merkatos verore.