Shkëmbim spektakolar: Sensi në Bergamo, ndërsa ylli i Atalantës te Interi!

Stefano Sensi bën gati valixhet, 25-vjeçari largohet nga Interi, mirëpo jo nga Serie A.

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në fund të sezonit, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes.

25-vjeçari ka pësuar lëndime të shumta dhe kjo ka bërë që ta humbasë vendin e titullarit tek Interi.

Calcio Mercato, raporton se Inter dhe Atalanta mund të shkëmbejnë Sensin dhe Maloynovskyi.

Mesfushori ukrainas nuk po fiton shumë minuta te Atalanta, ndërsa Conte e pëlqen shumë atë dhe te Interi janë të gatshëm për këtë shkëmbim.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja  pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here