Oferta stratosferike ka arritur, Inter vështirë se do ta refuzojë.
Alessandro Bastoni është njëri nga mbrojtësit më të mirë italian. Mbrojtësi 21-vjeçar madje e ka fituar epitetin si Maldini i ri.
Bastoni është titullar i padiskutueshëm te Interi dhe falë paraqitjeve të tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Liverpooli synon transferimin e Bastonit në merkaton e verës.
The Reds janë në krizë rezultatesh që pas lëndimit të Van Dijk dhe Klopp e sheh italianin si zgjidhjen e vetme për vijën e mbrojtjes.
Liverpooli është i gatshëm të bëjë çmendurinë dhe Reds do të ofrojnë 90 milionë euro për Bastonin.
21-vjeçari konsiderohet si i paprekshëm, mirëpo Neroaxurët vështirë se do ta refuzojnë një ofertë të tillë, duke pasur parasysh edhe situatën financiare në klub.