Një rabona e tij ka ndriçuar derbin e Londrës mes Arsenal-it dhe Tottenham-it.
Erik Lamela ka qenë protagonist i sfidës me atë gol të mrekullueshëm, por edhe për shkak të kartonit të kuq.
Aftësitë e tij teknike kanë shtyrë disa klube që të interesohen për të.
Një nga klubet më të interesuar është Bologna. Këtë e ka pranuar drejtuesit Ëalter Sabatini në një intervistë të dhënë për Il Resto del Carlino:
“Lamela është një nga emrat që po ndjekim. Duam të kuptojmë nëse ekziston mundësia që ta marrim”, ka thënë Sabatini.
“Sigurisht, nëse do të largohej Orsolini, nuk do të kishte zëvendësues më të mirë. Do të shohim”.
Me pak fjalë, kuqeblutë e kanë seriozisht.