Kosova dhuron spektakël, Dardanët mposhtin Lituaninë me poker

    Kosova ka dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme, pasi ka marrë një fitore 4-0 ndaj Lituanisë në një test miqësor.

    Dardanët e nisën mjaft mirë ndeshjen pasi në minutën e 27’ morën avantazhin me anë të Arbër Zenelit.

    Pjesa e dytë ishte akoma më shumë spektakolare për Kosovën, që gjeti golin e dytë me anë të Vedat Muriqit. Sulmuesi i Lazios shfrytëzoi në maksimum një krosim pefekt të Milot Rashicës.

    Arbër Zeneli shënoi golin e tretë në minutën e 71-të, përpara se Besar Halimi të shënonte një super super gol, ku dribloi 3 lojtarë dhe më pas mposhti portierin. Kështu, Kosova feston një fitore 4-0 në kuadër të ndeshjes që do të luajë ndaj Suedisë.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here