Mesfushori me tipare sulmuese i Bolognas, Riccardo Osolini prej sezoni të ardhshëm synon transferimin tek skuadra e Milanit ku aty pritet të zërë vendin e Samuel Castillejos i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Osolini mund të luajë gjithashtu edhe në krahun e djathtë të sulmit duke e bërë kështu një futbollist mjaft të vlefshëm për Stefano Piolin.
Ai pritet që të zërë vendin e Florian Thauvin që është kërkuar nga Milani me muaj të tërë por deri më tani pa sukses.
Tuttosport raporton që futbollisti ka një kërkesë për një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh, që është e përballueshme nga Rossonerët.