Paolo Dybala vështirë se do të kalojë edhe një sezon tjetër tek skuadra e Juventusit për shkak të raporteve jo të mira me Andrea Pirlon që mund të rezultojë me largimin e tij këtë verë.
Skuadra e ardhshme e argjentinasit pritet që të jetë Barcelona e cila nuk është aspak e kënaqur me Frenkie De Jong të cilin e blenë nga Ajax për një shifër prej 75 milionë euro por që nuk ka kënaqur me paraqitjet e tij.
Për këtë arsye katalanasit kanë kthyer sytë kah Dybala dhe po shpresojnë që marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund ta thjeshtësojnë një transferim të tillë.
Katalanasve pritet ti kushtojë rreth 50 milionë euro transferimi i tij.