Merkatoja e verës, Odegaard tek gjiganti italian!

Martin Odegaard është duke kaluar një sezon fantastik deri më tani me Arsenal dhe kjo ky fakt nuk ka kaluar pa u vërejtur nga skuadra e Juventusit e cila është e gatshme për një surprizë këtë verë.

Duke marrë parasysh faktin që Paolo Dybala këtë verë me shumë mundësi do të largohet nga Zonja e Vjetër, ata tashmë janë vënë në kërkim të një zëvëndësuesi të denjë për të.

Odegaard i cili është nën pronësinë e Real Madrid pritet që njëherë të rikthehet në Madrid por transferimi i tij në Torino mund të ndodhë kur të fillojnë bisedimet mes dy gjigantëve europianë.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe një ofertë tunduese mund të bindë Florentino Perezin që të heqë dorë nga shërbimet e danezit pasi Los Blancos po kërkojnë të grumbullojnë fonde për të sjellë Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here