Merkatoja verore e Interit pritet që të fillojë në mbrojtje për shkak se e interesuar për shërbimet e Romelu Lukakut tashmë është skuadra e Chelseas.
Neroazzurët momentalisht gjenden në një pozitë aspak të mirë financiare dhe pritet të shesin disa futbollistë për të dalë nga kjo situatë.
I kërkuar edhe nga Manchester City tashmë Beppe Marotta ka vendosur që të shqyrtojë çdo mundësi dhe në rast se vjen ndonjë ofertë e majme atëherë belgu mund të largohet nga San Siro.
Lukaku në 34 takime për zikaltërit ka arritur të shënojë 25 gola dhe të asistojë 7 herë.