Barcelona ka vendosur: Emerson Royal do të nxirret në merkato dhe do t’i shitet ofruesit më të mirë.
Sipas Mundo Deportivo, mbrojtësi brazilian i krahut, aktualisht i huazuar te Real Betis (që zotëron një pjesë të kartonit), do të jetë një nga të sakrifikuarit.
Në ditët e kaluara është folur për një interesim të Milan-it, por e përditshmja katalanase ka bërë të ditur se PSG është në pole position.
Përfaqësuesit e ish-lojtarit të Atletico Mineiro kanë marrëdhënia shumë të mira me klubin parisien dhe mund ta favorizojnë.