Pas 4 vitesh shumë të suksesshëm në krye të Ajaxit, Erik ten Hag duket se po mendon seriozisht largimin.
Trajneri që ishte në stol në vitin 2019, kur “Harkëtarët” për pak sa nuk arritën një mrekulli në Champions League, mund të largohet drejt Gjermanisë.
Mediat në vendin teuton bëjnë me dije se Ten Hag do të marrë drejtimin e Borussia Monchengladbach sezonin e ri.
Për rolin e trajnerit të Gladbach u lakua emri i legjendës Xabi Alonso, por ky i fundit vendosi që të qëndronte në Spanjë dhe të refuzonte mundësinë.
Tashmë, duket se postin e trajnerit të Gladbach do ta marrë Erik ten Hag. Në rast se gjithçka zyrtarizohet, ten Hag do të rikthehej në Gjermani pas 6 vitesh, teksa në vitet 2013-2015 ka drejtuar ekipin e dytë të Bayern Munchen.